Sulmuesi i Brazilit, Antony është tërhequr nga skuadra për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Bolivisë dhe Perusë pas akuzave për sulm. Federata braziliane e futbollit informoi se vendimi u morr pasi media braziliane publikoi akuza nga ish-e dashura e Antony, Gabriela Cavallin duke e akuzuar se e kishte sulmuar fizikisht.
Antony ka mohuar akuzat, ndërkohë që një zëdhënës i sekretariatit të Sigurisë Publike të Brazilit deklaroi se ka nisur një hetim policor. Klubi i brazilianit, Manchester United nuk ka komentuar në lidhje me situatën. Trajneri i Brazilit, Fernando Diniz ka thirrur sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus për të zëvendësuar Antony.
Verdhejeshilët do të ndeshen me Bolivinë në shtëpi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë në transfertë kundër Perusë.