Sulmuesi mungon me kombëtaren franceze pas 84 ndeshjeve radhazi.
Franca do të jetë pa Antoine Griezmann për miqësoret e këtij muaji kundër Gjermanisë dhe Kilit pasi sulmuesi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës. Një lajm që pritet të mos ndikojë në performancën e nënkampionëve të Botës, por për 32-vjeçarin. Ky dëmtim i jep fund rekordit të tij botëror prej 84 ndeshjeve radhazi me kombëtaren.
Lojtari i Atletico Madrid, golashënuesi i katërt më i mirë i Francës me 44 gola në 127 paraqitje. Rekord që vijon prej gushtit të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe shtatëvjeçare, ai ka fituar Kupën e Botës 2019, ndërsa shënoi edhe golin e parë në atë fitore kundër Kroacisë.
Në këtë total, ai ka shënuar 28 gola dhe dhënë 30 asistime gjatë kësaj periudhe, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për “Gjelat”. Griezmann synon për të luajtur për Francën në Lojërat Olimpike në Paris, por për momentin mbetet në dyshim grumbullimi për turneun e verës. Franca pret Gjermaninë në Lion të shtunën, para miqësores ndaj Kilit në Marsejë më 26 Mars.