Nuk u preferua nga trajneri Sylvinho për dy miqësoret e marsit, por Anis Mehmeti vijon të dërgojë sinjale për stafin kuqezi. 23-vjeçari ishte fantastik në fitoren e Bristol Cityt ndaj Leicester City, duke mbajtur në garë skuadrën për të shmangur mbijetesën. Sulmuesi shqiptar realizoi një supergol nga jashtë zonës për t’i shkaktuar humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit “dhelprave”.
“Padyshim që jam i lumtur për djemtë sepse ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe ne jemi të kënaqur që morëm tre pikët. Mendoj se bëra më të mirët dhe ndoshta mund të kisha shënuar sërish, por jam i kënaqur me pikët. Jam i lumtur që jam në gjendje të shpërblej besimin, sepse ka qenë një ecuri e vështirë, por tregon se ne besojnë tek qëndrimi në elitë”, u shpreh futbollisti i Bristol City, Anis Ahmeti.
Ky ishte goli i tretë për Mehmetin, i kthyer në një pikë stabël për ekipin që militon në Championship, kategorinë e dytë në Angli. Momentalisht, Bristol City gjendet në mesin e tabelës së renditjes, kur deri në fund kanë mbetur edhe 7 takime.