Parlamenti i Norvegjisë u vu në alarm ditën e sotme pasi mori një kërcënim për bombë. Menjëherë policia forcoi masat e sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët pranë.
Të pranishmëve në diskutimet brenda ndërtesës iu kërkua të largohen, ndërsa anëtarët e parlamentit vazhduan punën e tyre normalisht, tha një zëdhënës i parlamentit.
Një zëdhënës i policisë tha: “Ne jemi në vendngjarje me disa patrulla për të siguruar parlamentin dhe për të parandaluar incidente të mundshme. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani që ka një kërcënim ndaj palëve të treta.”
Policia e armatosur mori masa duke ngritur barriera metalike për të bllokuar hyrjen në ndërtesën në qendër të Oslos, ku siguria është normalisht më e fortë. Policia në Norvegji në përgjithësi nuk mban armë.