Sergio Ramos duket se ka hyrë në bisedime me Al-Ittihad në Arabinë Saudite.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano i cili tha se Ramos mund të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e Real Madridit, Karim Benzema.
Sipas Romanos, skuadra arabe i ka ofruar Sergio Ramosi një kontratë dy-vjeçare.
Kudo që të shkojë Ramos, ai me siguri do të jetë një aset për atë ekip, ashtu siç ishte për shumë e shumë vite në Real Madrid. Mbetet vetëm për të parë se ku do të përfundojë.