Për herë të katërt në histori, Al Hilal është fitues i Superkupës Saudite. Skuadra rekordmene e futbollit saudit arriti të ngre lart trofeun e parë sezonal, pasi mposhti 4-1 rivalët e Al Ittihad. Ekipi i teknikut, Jorge Jesus regjistroi fitoren e 34 radhazi rekord që shtrihet nga shtatori i vitit të shkuar.
Malcom ishte hero me një dopietë spektakolare, teksa golat e Salem Al-Dawsari dhe Nasser Al-Dawsari, i dhanë suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion. Kjo ishte humbja e tretë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite për Al Ittihad.
Por një episod i shëmtuar u shënua në fundin e takimit. Një prej tifozëve të Al Hilal sulmoi me kamxhik sulmuesin rival, Hamdullah duke rritur tensionin mes protagonistëve. Moment që ndez gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Më 30 Prill, Al Ittihad ka mundësinë t’i mohojë Al Hilal mundësinë për të fituar 4 trofe këtë sezon, pasi do të sfidohen për herë të 7-të brenda një edicioni të vetëm. Nëse arrinë të triumfojë do shtoheshin copëzat e krenarisë, teksa në të kundër, Al Hilal do të kishte mundësinë për të ngritur lart trofeun e radhës në sytë e rivalëve.