Aktori amerikan Jonathan Majors, një yll në rritje në Hollywood, u arrestua në Manhattan me dyshimin se kishte sulmuar një grua 30-vjeçare, tha policia e Nju Jorkut të dielën.
Policia tha se ata iu përgjigjën një thirrjeje në shërbimet e urgjencës të shtunën në mëngjes dhe se pas një “hetimi paraprak” ata përcaktuan se “një burrë 33-vjeçar ishte përfshirë në një debat me një grua 30-vjeçare”, thuhet në një deklaratë.
Gruaja, e cila i tha policisë se ishte “sulmuar” dhe lidhja e së cilës me aktorin nuk është sqaruar, u dërgua në spital për trajtim të lëndimeve të lehta në kokë dhe qafë dhe është në “gjendje të qëndrueshme”, sipas të njëjtit burim.
Agjentja e aktorit, Carrie Gordon, siguroi në një deklaratë për shtyp të publikuar nga gazeta e përditshme Los Angeles Times, se aktori “nuk kishte bërë asgjë të keqe”.
Ajo tha se shpreson se mund të ” pastrojë emrin e tij” shpejt,
Autoritetet gjyqësore nuk iu përgjigjën kërkesave të AFP-së, por sipas mediave lokale, aktori u la i lirë dhe do të duhet të paraqitet sërish para gjykatësit më 8 maj.
Jonathan Majors aktualisht po luan në dy filma me buxhet të madh, Creed III dhe Ant-Man and the Wasp: Quantumania.
Ai gjithashtu luan në Magazine Dreams, një film i prezantuar së fundmi në Festivalin e Filmit Sundance në Utah.