Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ishte vetëm një ndeshje. Fitorja e Zvicrës dhe kualifikimi në fazën tjetër, ishte edhe fal lojës së bukur që bëri kapitenit shqiptar, Granit Xhaka dhe goli i Xherdan Shaqirit. Veprimi i Xhakës, kur kap organin gjenital dhe i drejtohet pankinës serbe, është bërë hit në të gjitha mediat shqiptare, dhe atdhetarët e tij e kanë duartrokitur dhe përgëzuar.
Së fundmi, Zana Avdiu, aktiviste e njohur në Kosvovë, e ka ‘dënuar’ me forcë veprimin e Xhakës, pasi sipas saj është sjellja e tij është sjellje rrugaçi dhe shumë seksist.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Ai shprehet se aktivistja duhet të ketë turp që i drejtohet në këtë lloj mënyrë një shqiptari që po i bën krenarë të gjithë dhe se duke e sulmuar, ajo nuk bën asgjë më shumë veçse mbron tezat e Serbisë. Sipas tij, Xhaka i tregoi botës së Serbia ka dhunuar nënat dhe vajzat tona.
“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur merret me një fjalë rrugaç, t’i vijë turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq që një femër me shkruajtur ate fjalë. Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye askënd, as me sha askënd. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.