Qeveria e Rishi Sunak do të hyjë në histori si administrata e Mbretërisë së Bashkuar që dështoi për menaxhimin e krizës klimatike. Kështu deklaruan krerët e Greenpeace.
Greenpeace është OJQ-ja mjedisore e profilit më të lartë në botë. Të enjten e kaluar, aktivistët e saj e veshën me pëlhurë të zezë shtëpinë e rezidencës së Sunak në Yorkshire, për të protestuar kundër qëllimit të tij për të maksimizuar rezervat e naftës dhe gazit në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizata tha se e kishte planifikuar me protestën që të përkonte me udhëtimin e familjes Sunak në Kaliforni.
Drejtuesit e organizatës kanë publikuar gjithashtu një letër të hapur për Sunak, e të cilën ia kanë dërguar të enjten. Ata shkruajnë se “përgjigja e Sunak për të penguar komunikimin e mëtejshëm dërgon një sinjal shqetësues për angazhimin e qeverisë ndaj krizës klimatike, si dhe për të ardhmen e demokracisë”.