Aktet e dhunës kanë qenë sërish prezente në kompeticionet e UEFA-s. Pas asaj në stadiumin e Atleticos së Madridit shkaktuar nga ultrasit e Fejnord, një tjetër skenë e turpshme është shënuar në Conference League.
Fundi i sfidës mes Azeta Alkmar dhe Legias nuk është pritur siç duhet nga tifozët polak. Gjithçka nisi në stadium, ku u sulmua një polic holandez, teksa forcat e sigurisë bllokuan autobusin e klubit të Legias.
Dy lojtarë të skuadrës u morën në pyetje dhe u dërguan në komisariatin e policisë, teksa presidenti i klubit të Legias, Dariusz Mioduski protestoi kundër kësaj, duke marrë edhe goditje në kokë me mjete të forta.
Gazetarët polakë raportojnë se disa anëtarë të tjerë të stafit stërvitor të Legias u rrahën me shkopinj dhe se trajneri i fitnesit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. E gjithë skena është parë nga dyshja shqiptare, Ernest Muçi-Jurgen Celhaka.