Më kërkesë të prokurores Arta Marku, Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin Alban Ruli.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pak javë më parë pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë.
Ky i fundit mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim, por më pas u zbulua. Bëhet fjalë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut.
Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.