Stresi është një reagim normal i trupit kur përjeton situata stresuese. Në jetën e përditshme moderne dhe të shfrenuar, stresi mbizotëron në jetën tonë, mbizotëron mendjen dhe trupin, ndikon në emocionet dhe reagimet tona dhe e bën të vështirë kryerjen e detyrave. Pa dyshim, kjo është një situatë e pakëndshme, nga e cila të gjithë do të donin të çliroheshin.
Nëse po pyesni veten nëse ka një mënyrë për të luftuar stresin, përgjigja është po. Disa ndryshime në mënyrën e jetesës mund të japin një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e stresit. Ndër to përfshihen edhe disa ndryshime në dietë. Sado jo realiste të duket, në të vërtetë disa zgjedhje diete mund të ta zgjojnë ankthin që ndien. Një sërë dëshmish shkencore në rritje tregojnë se ka një lidhje midis ushqimeve që hamë dhe humorit tonë. Sipas një shqyrtimi të marsit 2017, botuar në EbioMedicine, cilësia e dietës mund të shkaktojë çrregullime të zakonshme mendore, të tilla si ankthi.
Si ndikon ushqimi në humorin tënd?
Ka shumë të ngjarë që ushqimet që konsumon herë pas here të mos të çojnë në një krizë psikologjike. Megjithatë, një model tipik diete që përfshin ushqime “fajtore”, mund të ketë një ndikim negativ në humorin dhe psikologjinë tuaj.
Për shembull, një dietë e pasur me yndyrna të ngopura dhe sheqerna të shtuara mund të veprojë si një faktor inkriminues i një psikologjie të rënduar. Zëvendësimi me ushqime si frutat, perimet dhe proteinat lidhet me simptoma më të ulëta të çrregullimeve të zakonshme mendore si depresioni, sipas një studimi të janarit 2017 të botuar në BMC Medicine. Përveç kësaj, shumë lëndë ushqyese të tilla si vitamina B, choline, magnez, zink dhe acid folik kanë një rol kyç në funksionimin e trurit, sipas një shqyrtimi të shtatorit 2020 botuar në Nutrition Reviews.
Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni shumë të stresuar
- Kafe dhe çaj
Në një rutinë të përditshme që “vrapon” me shpejtësinë e dritës, kafeina mund të veprojë si një aleat i fuqishëm, duke i dhënë trupit energji të vlefshme. Megjithatë, efekti i tij ndikon në tru, duke rritur stresin, nëpërmjet forcimit të hormoneve, të tilla si kortisol, dopaminë, adrenalinë dhe adenosine. Një studim i prillit 2021 i 114 studentëve që pinin rregullisht kafe, vërejti se ata përjetuan nivele të rritura ankthi dhe depresioni.
- Pije të gazuara
Pijet e gazuara mund të shuajnë etjen e disave, por në të njëjtën kohë ndikojnë në funksionimin jo të shëndetshëm të trurit. Pijet e gazuara zakonisht përmbajnë një sasi të madhe të sheqernave, e cila ka qenë e lidhur me simptomat e ankthit dhe depresionit, sipas një shqyrtimi të gushtit 2019 në Neuroscience dhe Biobehavioral Revieës.
- Alkool
Një pije alkoolike në fund të një dite të plotë ndikon për shumë veta që të çlodhen. Megjithatë, ekuilibri mes konsumimit normal dhe të tepruar të alkoolit është veçanërisht delikat. Alkooli nuk duhet përdorur si metodë për t’i shpëtuar stresit, sepse gjithçka që do të arrish përfundimisht është të përjetosh edhe më shumë stres kur efekti i tij të ketë kaluar. Përveç kësaj, alkooli rrit bakteret në zorrë, e cila është treguar se është e lidhur me trurin. Pirja e alkoolit gjithashtu pengon thithjen e lëndëve ushqyese dhe mund të prishë gjumin, faktorë që mund të shkaktojnë më shumë stres.
- Ushqimet e përpunuara
Është zbuluar se njerëzit që përjetojnë stres të rëndë konsumojnë më shpesh fast food, siç theksohet nga një studim i janarit 2019, botuar në European Journal of Nutrition. Ushqimet e gatshme dhe të përpunuara sigurisht që funksionojnë si një zgjidhje e lehtë, megjithatë konsumi i rregullt i tyre shoqërohet me nivele të rritura stresi, siç u zbulua nga një studim i prillit 2021, botuar në International Journal of Environmental Research and Public Health. Shumë nga përbërësit që përmbajnë këto ushqime, si yndyrnat, sheqernat e shtuara dhe natriumi janë të aftë të shkaktojnë stres fiziologjik. Teprimi me ushqime të tilla mund të rritë tensionin e gjakut, duke çliruar adrenalinën, një hormon që lidhet me stresin.
- Të skuqura
Ritmet kërkuese të jetës së përditshme shpesh drejtojnë zgjedhjet tona, të cilat karakterizohen nga shpejtësia dhe lehtësia. Lehtësia e gatimit është ekuivalente me fërgimin. Megjithatë, ushqimet e skuqura shoqërohen me një rritje të rrezikut të depresionit, si dhe me një çekuililibruar në kimikatet e trurit, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime humori të tilla si nervozizmi ose irritueshmëria. Sipas një studimi të prillit 2019, botuar në Journal of Affective Disorders, njerëzit që përjetuan simptoma më intensive depresive konsumuan më shumë yndyrë.
- Mishra të përpunuara
Konsumi i mishit të kuq dhe të përpunuar është i lidhur ngushtë me rrezikun e depresionit, siç theksohet nga një shqyrtim i shtatorit 2020, botuar në International Journal of Environmental Research and Public Health . Shumë mishra të përpunuara janë gjithashtu të larta në yndyrë të ngopur, të cilat duhet të konsumohen në sasi të kufizuara.
Cilat ushqime duhet të preferoni kur jeni të stresuar
Frutat dhe perimet: Këto ushqime përmbajnë antioksidues, polifenolë, vitamina dhe minerale, të cilat mbrojnë nga inflamacioni.
Drithërat e plota: Drithërat e plota janë burime të shkëlqyera fibrash dietike, të cilat janë të lidhura me luftimin e stresit, duke reduktuar inflamacionin në trup dhe tru, sipas një reviste të janarit 2021 botuar në American Journal of Lifestyle Medicine.
Omega-3: Yndyrnat, të tilla si omega-3, që gjenden në ushqime të tilla si salmon, arra dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, luftojnë inflamacionin dhe janë të lidhura me simptomat e reduktuara të ankthit, sipas një shqyrtimi të gushtit 2015 botuar në Clinical Psychopharmacology dhe Neuroscience.
Turmeric: Erëza të tilla si turmeric janë studiuar shumë për përbërësit e tyre bioaktivë dhe janë gjetur për të ndihmuar në reduktimin e simptomave të ankthit, sipas një studimi të prillit 2020 në Phytotherapy Research.