Një hulumtim i fundit, i kryer nga studiues të Kolegjit Universitar të Londrës dhe Universitetit të Republikës së Uruguait zbuloi lidhjen midis gjumit të rregullt gjatë ditës dhe aftësive kognitive (njohëse).
Krahas studimeve që janë bërë në të kaluarën, autorët e studimit donin të dinin më shumë: A është dremitja gjatë ditës një shkak i drejtpërdrejtë i aftësive më të mira të trurit?
Ekipi i studiuesve përdori metodën e quajtur randomizimi Mendelian për të analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se 375.000 pjesëmarrësve në studimin britanik të Biobank.
Duke parë disa pjesë të ADN-së që mendohet se lidhen me dremitjen e zakonshme, ata krahasuan shëndetin kognitiv dhe strukturën e trurit (përmes MRI) të njerëzve që kanë këto variacione të shpeshta të gjeneve të gjumit me ata që nuk e kanë dhe rezultoi se personat që flinin rregullisht gjatë ditës, kishin rezultate më të kënaqshme në aftësitë njohëse.