Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediet u pyet nëse ka ardhur koha që “Bordi i Transparencës” i cili vendos çmimet e karburanteve duhet të shpërbëhet. Meta tha se çmimet në Shqipëri nuk ulen, pasi përfituesi kryesor është krye oligarku Edi Rama.
Meta: Krye oligarku Rama te këto çmime dhe lojëra që bënë me naftës është përfituesi kryesor. Bordi u shpik për të bërë lojëra. Përfituesi më i madhi gjithë këtyre çmimeve katastrofike është di Rama. Është e vërtetë që ka rënë në gjithë botën, por këtu nuk ka si të bjerë. Rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt e cila mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar. Ka akumuluar një urrejtje e cila ka nisur të derdhet drejt rrugëve të Shqipërisë. Mjerr ai që nuk i ka sytë.”
Presidenti Biden ditën e djeshme deklaroi se nafta ka pësuar rënie rekord, por në Shqipëri me sa duket kjo nuk ka ndikuar, pasi çmimi vijon të jetë po njësoj.
“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë – duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkroi Biden dje në facebook.