Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të temperaturave tropikale dhe një ndryshimi të papritur të motit.
Temperaturat maksimale variuan deri në 36 gradë celcius dhe pjesa më e vështirë ka qenë gjatë natës, kur shumica kanë përjetuar pagjumësi për shkak të vapës.
Me dëshirën për t’u freskuar, shumë prej nesh i ndezin kondicionerët në vetëm 20 gradë, edhe pse jashtë është 15 gradë më lart dhe ndonjëherë kondicionerët punojnë pa ndërprerje.
Mjekët thonë se kjo nuk është e shëndetshme dhe se temperatura duhet të rregullohet në mënyrë që diferenca jashtë të mos jetë më shumë se disa gradë, maksimumi deri në tetë.
Biserka Obradoviq ka shpjeguar se si të ftohen dhomat dhe ka shpjeguar pse nuk është mirë të lihet kondicioneri i ndezur gjatë natës, edhe pse temperatura është e padurueshme.
“Ne nuk mund të flemë me kondicioner ndezur nëse është në dhomën e gjumit, por para se të flini është e nevojshme të ftohen dhomat, domethënë të ndizni kondicionerin në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse pajisja është në të dhe më pas fikeni”, – këshillon ajo.
Prandaj, kondicioneri nuk duhet të jetë në punë gjithë natën në dhomën ku flini.
“Nëse kemi një kondicioner në dhomën tonë të gjumit, atëherë duhet të freskojmë apartamentin dhe më pas të fikim pajisjen, nëse na zë gjumi atëherë mund të ngrijmë, sepse rreth 90 për qind e njerëzve që veprojnë kështu, shkojnë te mjeku. Kjo vlen edhe për foshnjat dhe për pacientët kronikë, por është shumë e rëndësishme që të informohen të gjithë”, – ka shpjeguar Obradoviq.