Dy anije të reja u nisën nga portet ukrainase të premten, për t’u dorëzuar në Etiopi gjatë ditës së sotme, sipas The Guardian. Numri i përgjithshëm i anijeve që do të nisen nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB është tani 14, duke përfshirë eksportin e parë të grurit.
“Falë iniciativës së marrë, ne jemi gati të ngarkojmë më shumë se 23,000 tonë drithëra dhe ta eksportojmë atë në Etiopi”, tha në një mesazh në Tëitter ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.
Ukraine is ready for the 🚢 BRAVE COMMANDER arrival, which is expected tomorrow. Thanks to the Black Sea Initiative we are ready to load more than 23 000 tons of grain & export it to Ethiopia. In the framework of @WFP & persistent work of @UNReliefChief @UN it became possible.
— Oleksandr Kubrakov (@OlKubrakov) August 11, 2022
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë raportoi se anija Star Laura me flamurin e Ishujve Marshal do të transportojë 60,150 ton misër në një port iranian, ndërsa anija me flamur Belize, Sormovskiy 121, do të transportojë 3,050 ton grurë në një port turk , Dzerkalo Tyzhnia.
Tahıl sevkiyatı kapsamında;
▪️Belize bandralı ve 3 bin 50 ton buğday taşıyan SORMOVSKY isimli gemi Çernomorsk’tan Tekirdağ’a,
▪️60 bin ton mısır taşıyan Marşal Adaları bandralı STAR LAURA isimli gemi de Yuzni’den İran’a gitmek üzere hareket etti.
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) August 12, 2022
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në mungesa të mëdha ushqimore në botë.
Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës tha se Korridori operacional i formuar nga tre portet e Odesës, Chornomorsk dhe Pivdennyi do të lejojë që brenda një muaji të arrijë 3 milion ton eksporte me produkte bujqësore.