Një grabitje spektakolare ka ndodhur në mes të ditës në Selanik, në ‘Avenue Nikis’ para syve të kalimtarëve, teksa dy persona kanë hyrë në një pallat dhe kanë vjedhur një kasafortë, që sipas mediave greke ka pasur brenda 40 mijë euro, bizhuteri dhe para në valutë.
Autorët pa maska janë filmuar nga kalimtarët dhe kamerat e sigurisë dhe shihen teksa ngarkojnë të pa shqetësuar kasafortën në bagazhin e një makine së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që i priste.
Sipas informacioneve të thestival.gr , autorët, të cilët janë romë, kanë hyrë në banesë duke pretenduar se janë punonjës të PPC dhe ju thanë viktimave të tyre se frigoriferi në shtëpi kishte një problem, duke i mbyllur më pas në zonën e kuzhinës.
Teksa njëri prej tyre mbante të bllokuar familjarët, bashkëpunëtori ka nxjerrë me shpejtësi kasafortën nga banesa. por, jo gjithçka ka shkuar ashtu iç duhet për ta, edhe pse kanë arritur t’i shpëtojnë policisë.
Ata janë filmuar në momentin që po përpiqeshin ta ngarkonin kasafortën në bagazhin e automjetit të tyre, por ajo është rrëzuar në tokë, duke i ekspozuar. Por, grabitësit nuk janë dorëzuar edhe pas kësaj, pasi e kanë ringarkuar kasafortën në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi.