Kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe përpjekja për të prishur Reformën në Drejtësi nuk mund të pranohen si normale në një vend kandidat të BE-së dhe NATO-së.
Kjo është përgjigja e ambasadores amerikane Yuri Kim pas gjuhës së ashpër të ish-Presidentit, Ilir Meta ndaj institucioneve të drejtësisë, të cilët po kryejnë hetime në lidhje me të për skandalin për lobim në SHBA me 700 mijë USD të padeklaruara.
‘Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin. ‘- shkruan Yuri Kim.