Momente me të vërtetë tmerri për Felipe melo dhe familjen e tij. Mesfushori i Fluminese u ndalua dhe u sulmua nga disa hajdutë të armatosur teksa largohej nga Rio de Janeiro pas fitore 4-0 në Maracana kundër Corinthians. Grabitësit bllokuan Mercedesin e ish-lojtarit të Interit dhe Juventusit në Avendia Brasil.
Felipe Melo ndodhej në makinë me gruan, dy fëmijët e tij dhe një shokun e tij, ndërkohë që grabitësit i kanë zbritur duke i marrë makinën dhe të gjitha sendet personale.
Fatmirësisht, të gjithë protagonistët e historisë së frikshme janë mirë, të tronditur por kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë falë ndihmës së një çifti të pranishëm në vendin e ngjarjes.