Ministri Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat, ka reaguar në lidhje me rastet e shtetasve të huaj që janë kapur në uzinat e armëve në Gramsh e Poliçan.
“Në lidhje me hetimin dua t’ju them si ministër i Brendshëm që për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe një akuzë e procedim nga Prokuroria e Elbasani. Është një rast që as e kemi mbivlerësua as nënvlerësuar. Pavarësisht se ky objekt është i deklasifikuar, për nga rrethanat si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit ndaj personave në detyrë, janë marrë nën hetim e procedim. Hetimi do të bëhet i plotë. Falënderoj partnerët që bashkëpunojmë gjithmonë që na kanë ndihmuar të sqarojmë në detaje këtë histori T’ia lëmë hetimit të zbërthejë skemën dhe në ditët në vijim për elemente të rinj do të komunikojmë me publikun për panoramën e situatës dhe qëllimin e këtyre personave. Pa diskutim që ka shumë turistë në botë që e kanë si qëllim këtë aventurë, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, përfshirë uzinat pjesë e një industrie të Luftës së Ftohtë. Ndaj do të hetojmë deri në fund për të sqaruar pozicionin e të gjithëve. Deri tani nuk ka vend për spekulime për këtë ngjarje dhe të tjera të ngjashme. Kemi qenë të qartë për të bërë ndarjen e tentativës për të dhënë informacione për shërbimet e huaja me turizmin aventuresk. E kemi në kontroll çdo gjë. Pavarësisht se objekti është i deklasifkuar sërish po hetojmë për qëllimin e shtetasve të huaj”, tha ai