Ish-Zv.Kryeministri, Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka dalë kundër propozimit të qeverisë për “pasaportat e arta”.
Nisur nga deklarata e ish-Presidentit, Braçe shkruan se paratë e depozituara jashtë shtetit e që janë bërë prona këtu, duhen sekuestruar, po një gjë e tillë duhet të nisë nga Londra e Qipro, dy vende për të cilat ish-kreu i shtetit është akuzuar për pastrim parash.
“I.M ka shumë të drejtë; Paratë depozituar jashtë, bërë prona të patundshme apo që kane krijuar emigrantë depozita, duhen sekuestruar! Ta fillojmë nga Londra e Qipro them unë! Pastaj vijojmë me lekët e pronat këtu”, shkruan Braçe.