Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët pasi kishin fshehur në makinë 29 doza kokainë dhe 560 euro cash.
Dy të rinjtë shqiptarë, 32 dhe 33 vjeç u përgjuan nga Karabinierët e Jesit, të cilët pas hetimeve i arrestuan për posedim droge me qëllim tregtimin.
Pasditen e djeshme dy shqiptarët dolën para Gjykatës dhe u dënuan me 3 vite burg secili.
Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës. Dy shqiptarët u ndaluan nga karabinierët e stacionit Chiaravalle gjatë një shërbimi patrullimi. Pasi u kontrollua makina u gjetën 26 gram kokainë e ndarë në 29 doza. Kokaina ishte fshehur në tapetin e makinës. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua një shumë prej 560 eurosh cash, shkruajnë mediat italiane.
Droga ishte e destinuar për në sheshin Chiaravallese në veçanti, por jo vetëm.