Nga Ben BLUSHI
Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash.
Mu kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi ne New York.
Si e ke emrin?
Soni
Mund të të bëj një foto?
Po, tha Soni
Je indiane?
Nga e kuptove,tha Soni
Jam mësuar të njoh njerëzit,
Si të qëndroj?
Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë
Cfarë janë këto foto, pyeti Soni
Këto janë disa nga gratë më të bukura të Francës duke pozuar të zhveshura për fotografë të ndryshëm
Në Indi kjo nuk ndodh, gratë nuk zhvishen për foto, tha Soni
Je budiste?
Jam hindu,
Nga cila zonë e Indisë?
Nga Bombei
Je nga qyteti i Salman Ruzhdisë,
Është një shkrimtar indian që muslimanët e kanë dënuar me vdekje
Ne nuk i vrasim shkrimtarët, tha Soni
Edhe ai është gjallë akoma nuk e kanë vrarë, thashë unë
Si dukem mes këtyre grave lakuriq?
Dukesh si një nxënëse e turpshme,
Unë jam nxënëse në Paris,
Cfarë studion?
Sustainable management, administrim të qëndrueshëm
Si të duket Parisi?
Vetëm dy javë kam këtu, po nuk ka diell dhe kam pak frikë
Do mësohesh, thashë unë, në Paris dielli nuk është i domosdoshëm
Duhet të iki, tha Soni
Ku do shkosh,e pyeta
Po kërkoj një kopertinë të Kim Kardashian
Të veshur?
Sigurisht, tha Soni…