Shtatë persona kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në qytetin e Jeruzalemit, tha zyrtarët izraelitë. Sulmuesit qëlluan drejt një autobusi dhe hapën zjarr në një parking makinash pranë murit historik perëndimor në orën 01:24 me orën lokale.
Policia ka nisur një kërkim për të vënë në pranga personat e armatosur të cilët u arratisën menjëherë pas sulmet. Zëdhënësi i policisë tha për mediat lokale si incidenti po trajtohet si një sulm i dyshuar terrorist.
Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha se po trajtonte disa qytetarë që ranë pre e sulmit dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.