Kryetari i Melitopilit, Ivan Fedorov ka postuar në Telegram se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në pjesën verilindore të qytetit ukrainas.
“Po presim me padurim ndonjë lajm të mirë për humbjen e rusëve”, shkroi ai.
Qyteti është okupuar nga rusët që nga fillimi i pushtimit. Pretendimet për shpërthim në territorin e kontrolluar nga rusët, vjen disa ditë pas një seri shpërthimesh që janë dëgjuar në një bazë ushtarake të rusëve në gadishullin e Krimesë.
Në anën tjetër, autoritetet ruse kanë mohuar pretendimet se shpërthimet në bazën ushtarake ishin shkaktuar nga sulmet e ushtrisë ukrainase.