Vuk Boriloviç, autori i masakrës së mbrëmshme me 10 viktima në Mal të Zi është goditur nga të paktën 5 plumba. Ky ishte rezultati i autopsisë së kryer nga mjekët.
Sipas medies malazeze Vijesti, autopsia tregoi se 34-vjeçari kishte të paktën pesë plagë në trup dhe ekspertët e balistikës dhe patologët do të japin vlerësimin se me cilat armë është qëlluar Boriloviq dhe cilat plagë kanë qenë fatale.
Boriloviqi dje në qendër të Cetinjes vrau dhjetë bashkëqytetarë, mes të cilëve dy fëmijë të mitur dhe plagosi gjashtë prej tyre. Boriloviç kishte leje për armën të cilën e përdori për të vrarë fqinjët pasi ishte gjuetar.
Gjatë dramës së përgjakshme, Boriloviç vrau Natashën dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët ishin qiramarrësit e tij dhe pas tyre, doli në rrugë duke varë edhe 7 persona të tjerë. Ai gjithashtu qëlloi shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policët.
Sipas autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga një bashkëqytetar i tij. Më parë, Boriloviç refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar.