Seleksionimi i kafes arabike është bërë nga vetë natyra dhe jo nga ndërhyrja e njeriut. Sipas një studimi të imtësisht, procesi ka ndodhur rreth 600 mijë vjet më parë në pyjet e Etiopisë, përmes çiftimit natyral mes dy specieve të ndryshme kafeje, pra shumë kohë më parë së te ndërhynte njeriu ne kultivim.
Teknika e studimit është bazuar në analizë gjenetike mjaft të detajuar të gjenomës së 39 varieteteve të kafes Arabike. Ndryshe nga kulturat e tjera aktuale, bima e kafes ka mbajtur pothuajse të pandryshuara karakteristikat ndër bimët antike, pavarësisht mijëra viteve.
Kafja është absolutisht një ndër pijet me të përdorura në planet dhe mendohet në konsumohen rreth 10 miliardë kilogram në vit dhe ajo Arabike është me e përhapura dhe e preferuara, e cila përbën rreth 60% të prodhimit botëror.