PSG-Barcelona në “Parc des Princes” është padyshim një finale e parakohshme në raundin çerekfinal të Champions League. Dy skuadrat janë pesha të rënda në Kupat e Europës vitet e fundit. Sfidë ku shumë prej protagonistëve janë “ish” të saj, mes të cilëve edhe Luis Enrique.
Spanjolli udhëheq kampionët e Francës në betejë kundër klubit të tij të vjetër. Enrique ishte arkitekti i përmbysjes së madhe me diferencën e 4 golave pas 90 minutave të para, teksa do të përpiqet të kalojë parisienët për herë të dytë në fazën gjysmëfinale. Në krahun tjetër, skuadra e Çavi arrin në kryeqytetin francez plot besim.
Dy nga sulmuesit më të frikshëm të Evropës përballen teksa Kylian Mbappé, i cili ka shënuar 40 gola në 60 ndeshje për PSG-në, duke përfshirë katër në dy përballjet me katalanasit, shkon ballë për ballë me Robert Leëandoëski të Barcelonës, golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League 94 gola në 118 ndeshje.
Kjo do të jetë hera e gjashtë që dy skuadrat sfidohen në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni, me përballjen e tretë më të luajtur në këtë turne.
Barcelona ka fituar vetëm një nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit të saj jashtë fushe në Ligën e Kampionëve në fazën me eliminim direkt të kompeticionit, me 5 barazime dhe po kaq humbje.
Dhimbje koke për Diego Simeone para sfidës së parë çerekfinale ndaj Borussia Dortmund. Heroi i Atleticos së Madridit në kualifikimin ndaj Interit, Memfis Depaj ka pësuar një dëmtim dhe për këtë fakt do të mungojë.
Atletico e Madridit ka një rekord absolut me rivalët gjermanë, pasi nuk ka humbur në 12 ndeshjet Europiane në Madrid, duke koleksionuar 8 fitore e 4 barazime.
Bonus i shtuar edhe për trajnerin Simeone që nuk humb kurrë një ndeshje me eliminim direkt në UCL si trajner i Atletico-s 10 fitore dhe 6 barazime.