Bashkia e Franscinetos në Itali, e populluar me shumicë arbëreshe ka lëshuar për herë të parë certifikatë lindjeje në gjuhën shqipe. Akti është firmosur nga ana e kryebashkiakut Angelo Catapano.
Kështu ka bërë me dije drejtori i Bibliotekës Ndërkombëtare lokale “A. Bellusci”, Tommaso Bellusci. Akti administrativ është nxjerrë me rastin e prezantimit të librit Maria Markut, që u zhvillua më 30 mars të kaluar.
Vazhdon aksioni ynë për mbrojtjen juridike të llojit “kolektiv” që nis nga Komunat në njohjen dhe kualifikimin e një pakice gjuhësore si të tillë.
Që nga momenti i marrjes së detyrës, veprimtarinë tonë administrative e kemi drejtuar në drejtim të mbrojtjes së traditave etno-kulturore dhe në veçanti të gjuhës, për t’ua përcjellë brezave të rinj. Po aq vepra letrare të botuara janë botuar edhe në gjuhën arbëreshe”, deklaroi kryebashkiaku Catapano.