Goditja me kokë e Federico Gatti ka rezultuar e mjaftueshme për Juventusin që të mposht Fiorentinën. Bardhezinjtë iu falën edhe performancës fantastike të Vojçek Shezni për të marrë 3 pikët në një 90 minutësh ku u anuluan plot 3 gola. Mbrojtësi i torinezëve ishte fenomenal, teksa devijoi saktë krosimin nga këndi për të vulosur fitoren 1-0 të Juventusit. Gatti shndërrohet në qendërmbrojtësin më efikas në 5 kampionatet kryesore të Europës, pasi në këtë sezon ka shënuar 4 herë.
“Punojmë çdo ditë për tu përmirësuar. Ka edhe momente psikologjike, pasi kishim kohë që nuk kishim fituar në Serie A. Nuk rrezikuam në pjesën e parë, pastaj krijuam raste në të dytën. Në futboll janë dy skuadra, me dy fanella të ndryshme. Në këtë fazë të sezonit gjëja më e rëndësishme është rezultati”, u shpreh trajneri i Juventusit.
Një fitore që kthen Juventusin tek 3 pikëshi pas më shumë se një muaji, çka përkthehet në shkëputje me 4 pikë me Bolonjën e vendit të katërt. Kur kanë mbetur edhe 21 pikë në dispozicion, Juventus qëndron shumë e distancuar me Interin kryesues, teksa Milani i vendit të dytë qëndron në 6 pikë.