Nedim Bajrami ishte protagonist për Sasuolon në sfidën në transfertë kundër Salernitanës, që përfundoi 2-2. Mesfushori i Shqipërisë dha një asist dhe shënoi një gol në takimin e vlefshëm për javën e 31 të Serie A.
Në minutën e 37, 25 vjeçari i dha një pasim të saktë Lauriente-s. Lojtari kuqezi përfitoi shtatë minuta më pas nga një gabim Costil dhe Pirolës dhe e çoi rezultatin në 2-0. Vendasit shkurtuan disavantazhin në minutën e 52. Goli i barazimit erdhi në shtesë, duke befasuar zigjelbrit. Bajrami e nisi titullar sfidën e javës së 31 dhe u zëvendësua në minutën e 73.
Në këtë përballje u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, që u fut në lojë në minutën e 69-të. Kjo është hera e dytë që Bajrami shënon dhe asistin në një takim të Serie A në karrierën e tij. Diçka të tillë e kishte bërë më 6 dhjetor 2021 kur luante për Empolin në takimin ndaj Udinezes
25-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste në këtë sezon në 25 takime të luajtura. Të dy rrjetat e tij janë shënuar në sfidat në transfertë.