Federata Gjermane e futbollit do të ndryshojë modelin numër 44 të fanellës së re të Europianit pasi fansat dhe mediat ngritën shqetësimin se pikërisht ky numër ka një ngjashmërinë me simbolin e përdorur nga njësitë naziste SS në epokën e Luftës së Dytë Botërore.
Asnjë lojtar i Gjermanisë nuk pritet të veshë fanellën me numrin 44 pasi bluzat e skuadrës për Euro2024 janë nga 1-23. Në miqësoret e fundit lojtarët kanë veshur fanellën me numrat 4 dhe 14.
Tifozët zakonisht mund të personalizojnë fanellat në dyqanet online me një emër dhe numër. Por siç kanë vënë re përdoruesit e mediave sociale, dizajni i shkronjave për fanellën 44 ka një ngjashmëri me shenjat e “rrufeve” të nazistëve Schutzstaffel.
Kompania e produkteve sportive dhe sponsori teknik Adidas tashmë ka ndaluar shitjen e fanellave me këtë numër. Federata po përpiqet të zhvillojë një dizajn të ri të fontit me numër 4, i cili do të kërkojë miratimin e UEFA-s.
SS ishte një organizatë paraushtarake që ndihmoi ngritjen në pushtet të liderit nazist Adolf Hitler, dhe më pas ndihmoi në kryerjen e vrasjes së qëllimshme të popullit hebre gjatë Holokaustit.
Shfaqja publike dhe shpërndarja e simbolit SS është e ndaluar në Gjermani dhe mund të përballet me ndjekje penale.