Federata Shqiptare e Peshëngritjes njoftoi këtë të premte se nuk ka asnjë sportist me doping. Rasti dyshuar rezultoi negativ në kontrollet e kryera në një laborator në Austri.
Në testin e kryer, peshëngritësi Rilind Hysa ka rezultuar i pastër. Pak kohë më parë pati akuza se një sportist kishte dalë pozitiv në testin antidoping në kampionatin kombëtar, por kjo u mohua nga federata.