50 persona janë plagosur, nga të cilët 5 humbën jetën nga përmbysja e një autobusi në autostradë pranë qytetit lindor gjerman të Leipzig.
Helikopterë dhe ambulanca të shumta u panë në zonën që lidh Berlinin dhe Mynihun, e cila është mbyllur aktualisht si masë paraprake.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit.
Sipas mediave të huaja, rreth 55 persona ishin në autobusin që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih.