Për herë të parë në histori, Gjeorgjia do të jetë pjesë e finaleve të Kampionatit Europian, duke eliminuar mes emocionesh ish-kampionët e Europës, Greqinë. Ruleta ruse e penalltive ishte vendimtare në këtë takim, pasi 120 minutat nuk prodhuan gola, teksa nga 11 metërshat gjeorgjianët u treguan më të saktë. Kualifikimi u prit me festë në Gjeorgji, që tashmë kompleton edhe grupin F, për t’iu bashkuar Turqisë, Portugalisë dhe Republikës Çeke.
Emocionet e finaleve të Europianit do t’i përjetojë edhe Polonia. Këto të fundit eliminuan pas penalltive Uellsin, që dështoi për tu kualifikuar më tej për herë të parë që prej Euro2012. Një arritje që shkruan një fakt interesant në librat e historisë, pasi Polonia dërgon në tre numrin e skuadrave të kualifikuara në këtë Kampionat Europian të cilët ishin pjesë e grupit të Shqipërisë në kualifikueset e rregullta të kompeticionit.
Polakët gjenden në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën. Dhimbjet e luftës janë harruar përkohësisht edhe në Ukrainë. Kombëtarja u kualifikuar për herë të katërt radhazi në finalet e kompeticionit kontinental, për tu pozicionuar në grupin E me rival si Belgjika, Sllovakia dhe Rumania. Kampionati Europian që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.