Në Rio de Janeiro u regjistruan temperatura të larta, sidomos të dielën, ku arritën në 62.3 gradë Celsius. U shënua një rekord krahasuar me periudhën që kur ky indeks temperaturash ka nisur të matet në 2014-ën.
Agjencia e qeverisë braziliane të lajmeve njoftoi se kjo ndjesi temperature u regjistrua në Guaratima, një zonë të banuar në jug të Rios.
Marsi përbën muajin e fundit të stinës së Verës, ashtu si në gjithë Hemisferën jugore, ku këtë vit, vapa ka qenë shumë e nxehtë për shkak edhe të ngrohjes globale.
Banorët thonë se vapa e shkaktuar nga ky efekt është përvëluese dhe shkakton marrje fryme. Madje ndonjëhere nuk mjafton as freskimi në det apo konsumimi i lëngjeve.