Një aksident rrugor tragjik ka ndodhur në Casilina mbrëmjen e të shtunës, ku dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën si dhe personi i tretë mbeti i plagosur rëndë.
Të tre po udhëtonin me një automjet tip BMW e zezë drejt Colleferro pas orës 22:00, por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.
Prej aty ka ndodhur përplasja, ku vetura është përmbysur, duke e nxjerrë të plagosurin nga kabina e pasagjerëve.
Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, ku dy viktimat kanë ngecur brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.
Përveç karabinierëve, e menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ambulancës të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro.
Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve. Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.