Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë tre kandidatët final të përzgjedhur nga UEFA për trofeun e futbollistit më të mirë të vitit. Fituesi do të shpallet së bashku me trajnerin e vitit, ku në garë janë Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, tre nga trajnerët më të mirë në botë. Ndarja e trofeve do të bëhet në Stamboll më 25 gusht, ditë në të cilën do të hidhet shorti për fazën e grupeve në Champions League.
Pavarësisht emra të mëdhenj, këtë herë ka pak dyshime në lidhje me fituesit. Karim Benzema shihet si favorit absolut pas një sezoni fantastik të zhvilluar me Real Madrid.
I njëjti diskutim edhe kur bëhet fjalë për trajnerit e vitit, fundja Ancelotti i mposhti të dy, Guardiolën dhe Klopp, në edicionin e fundit të Champions League.