Dubrovniku është një ndër qytetet më turistike në Europë dhe po përballet me pasojat e turizmit masiv.
Autoritetet po përpiqen të ulin qiratë e banesave. Kryeqyteti kroat është tepër i famshëm për kishat e tij barok dhe vendndodhjen në Detin Adriatik, por turizmi ka patur një çmim të rëndë duke detyruar vendasit të lëvizin drejt qyteteve të tjera në Kroaci. Vetëm 30% e kroatëve jetojnë në qytetin e vjetër. Para shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 në këtë qytet jetonin rreth 5000 banorë, por sot kanë mbetur vetëm 1200.
“Të rinjtë do të largohen nga ne, ata do të shkojnë të jetojnë në zona të tjera, sepse do të jetë e pamundur të jetosh në Dubrovnik . Prandaj është e rëndësishme që ne të ndryshojmë rregullat e dhënies së qerave sa më shpejt të jetë e mundur.”
Këshilli i Qytetit pritet në prill të miratojë një rregullore që ndalon lejet e reja të qirasë në Qytetin e Vjetër dhe zonën përreth tij. Lëvizja është pjesë e detyrimit të qytetit për të përmbushur disa rregulla të UNESCO-s. Qyteti ka nisur tashmë blerjen e apartamenteve që do t’u ofrohen familjeve të reja me qira 10-vjeçare dhe do të ndalojë dhënien me qira afatshkurtër të banesave në pallatet e mëdha.
Vedran Miovic, i agjencisë “Hedera Estate” që menaxhon rreth 150 njësi në Dubrovnik, thotë se akomodimi privat është shumë më i mirë për komunitetin krahasuar me hotelet.
“Mendoj se akomodimet private, vilat, apartamentet dhe përgjithësisht hotelet më të vogla janë shumë më të mira për komunitetin, për zhvillimin, për rritjen e standardeve të të gjithë komunitetit, sesa hotelet apo resortet e mëdha ku mysafirët janë të ndarë nga komuniteti dhe ku, si rregull, vetëm fondet e huaja fitojnë para”.
Megjithatë, banorët i mirëpresin këto ndryshime. “Unë jam për uljen e qirave të banesave. E tha edhe kryetari i bashkisë, e njoh mirë. Dhe që njerëzit të kthehen në qytet, se qytetin e bëjnë njerëzit. Ne ishim 5000, tani nuk jemi as 500. Kjo ju tregon shumë.”
Me të njëjtin problem po përballen edhe qytete të tjera europiane. Portugalia, për shembull ka vepruar duke ulur çmimet e banesave.