Prindërit e një adoleshenti në SHBA që vrau 4 shokët e klasës, do të dënohen për vrasje nga pakujdesia. Prokuroria e Michigan i akuzoi prindërit e adoleshentit për shpërfillje të paralajmërimeve për shëndetin mendor të djalit të tyre dhe pajisjen e tij me armë zjarri.
Mësuesit i kishin paralajmëruar disa herë prindërit e adoleshentit pasi ai së fundmi kishte bërë një vizatim me përmbajtje shqetësuese, por ata nuk ishin interesuar për gjendjen e djalit të tyre.
Ethan 16 vjeç, vrau shokët e klasës Tate Myre, Hana St Juliana, Madisyn Baldwin dhe Justin Shilling. Shtatë persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat. 16-vjeçari ndodhet në burg dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.
Më 9 prill dy prindërit e 16 vjeçarit pritet të njihen me dënimin për vrasje nga pakujdesia, masë e cila shkon deri në 15 vite burg. Ky vendim sipas ekspertëve duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për prindërit.