Policia e Milanos ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Itali dhe kishte precedentë të mëparshëm penalë.
Ai u vu në pranga me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, shqiptari ra në sy nga mënyra sesi mbante telefonin dhe e shikonte shumë shpesh, si dhe kryerja e shumë telefonatave të shkurtra.
Më pas ai hipi në një mjet i nervozuar dhe në këtë moment agjentët ndërhynë duke kontrolluar atë dhe makinën e tij, ku i gjetën 7.7 kg heroinë.
Gjithashtu gjatë kontrollit policia zbuloi se ai kishte dhe një grumbull të madh me çelësa, ku njëri prej tyre i përkiste një bodrumi.
Pas kontrolleve në këtë bodrum, u gjetën po ashtu 670 gramë kokainë dhe shtatë mbështjellës me 2.3 kilogram heroinë.