Shpenzimet e shumta në merkato, reflektohen edhe në fushën e lojës. Al Hilal ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Arabinë Saudite, pasi koleksionoi një fitore në transfertën e Al Riyadh. 90 minutësh ku skuadra e Jorge Jesus dominoi totalisht, teksa kjo ishte fitorja e 30-të radhazi për skuadrën nga Rijadi.
Al Hilal ka arritur të marrë maksimumin në këto përballje, të zhvilluara në të gjithë kompeticionet, për të qenë në garë për një tripletë historike. Ekipi arab ka 12 pikë më shumë se Al Nasër në renditjen e kampionatit, ndërsa gjendet në rrugë të mbarë për të fituar Kupën edhe Ligën e Kampionëve për zonën aziatike.
Mitrovic është ylli i kësaj skuadre, pasi ka shënuar 31 gola në 31 ndeshje zyrtare, mesatare prej 1 goli çdo ndeshje. Një ecuri që ka bërë që të harrohet mungesa e yllit të ekipit Neymar për arsyeje dëmtimi.