Të paktën 43 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri masiv që ka përfshirë një ndërtesë në kryeqytetin e Bangladeshit. Shumica e personave humbën jetën nga asfiksimi ndërsa të tjerët për shkak se u hodhën nga ndërtesa për t’i shpëtuar flakëve.
Zjarri u përhap me shpejtësi pasi shpërtheu në një restorant dhe u frenua vetëm pas dy orësh përpjekjesh nga 13 njësi zjarrfikëse. Sipas autoriteteve shëndetësore atje 22 të lënduarit të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore janë në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë rrjedhja e gazit. Zjarret janë të zakonshme në Dhaka në të cilën janë bërë ndërtesa të reja, shpesh të ndërtuara pa masat e duhura të sigurisë.