Bayern Munich dhe trajneri Thomas Tuchel kanë vendosur bashkërisht që të ndërpresin bashkëpunimin më 30 qershor 2024, 1 vit më herët se sa ishte përcaktuar në kontratë. Vendimi u mor pas një takimit mes shefit ekzekutiv të klubit Jan-Kristian Dresen dhe teknikut 50 vjeçar.
Rezultatet e dobëta dhe marrëdhënia e keqe me disa prej liderëve të skuadrës, detyruan rekordmenët gjermanë që ta shkarkojnë teknikun, i cili zuri vendin e Julian Nagelsman në marsin e kaluar.
“Së bashku me drejtuesit e skuadrës dolëm në përfundimin që t’i japim fund marrëdhënies sonë në fund të këtij sezoni. Deri në qershor unë së bashku me stafin tim do të mundohemi që të jap maksiumin”, tha Tuchel pas mbledhjes me Jan-Kristian Dresen.
Momentalisht Bayern Munich është eleminuar nga Kupa e Gjermanisë. Ndërsa në Bundesligë, 13 javë nga fundi, është 8 pikë larg kryesuesve të Bajer Leverkusen. Në Ligën e Kampioneve, 6 herë fituesit e kompeticionit, do të duhet më 5 mars të përmbysin Lacion, që i mposhti minimalisht në “Olimpiko”.
Disa prej emrave që po shqyrtohen nga drejteusit për të marrë drejtimien ekipit janë Zinedin Zidan, Shabi Alonso dhe Antonio Konte.