Momente makthi ka përjetuar një 27-vjeçar grek, punonjës i një karburanti, në orët e para të së martës, në Agios Anargyros në Greqi.
Sipas burime policore, një 28-vjeçar shqiptar ka hyrë me çekiç në pikën e karburantit duke e goditur dhe plagosur punonjësin.
Ai rrëmbeu paratë që gjeti dhe u largua me shpejtësi.
Në vendngjarje mbërritën makinat patrulluese të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke dhe pas kontrolleve, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojë autorin shqiptar.