Dy pengje që mbaheshin në qytetin Rafah në jug të Gazës janë liruar nga ushtria izraelite. Louis Hare 70 vjeç dhe Fernando Simon Marman 60 vjeç u liruan mes sulmeve ajrore, ku ushtria izraelite vrau 37 njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Rafah. Dy pengjet janë në gjendje të qëndrueshme dhe po monitorohen në spital.
Militantët e Hamasit vranë 1200 njerëz në jug të Izraelit dhe rrëmbyen të paktën 250 në sulmin e tyre të 7 tetorit, sipas të dhënave izraelite. Izraeli është përgjigjur me një sulm ushtarak në Rripin e Gazës që ka vrarë më shumë se 28.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.