Tre persona u shpëtuan dhe u ndaluan, një i katërti është ende i bllokuar: hipoteza është se ata po përpiqeshin të arrinin një kasafortë bankare.
Katër persona ngecën nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në Via Innocenzo XI të Romës. Tre prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, ndërsa i katërti është ende i bllokuar, në rreth 5 metra thellësi.
Nuk dihet ende pse personat e ndaluar po hapnin tunelin, por një nga hipotezat që po qarkullon në mediat italiane dhe që është njëherësh pistë hetimi e policisë italiane, është se në këtë mënyrë donin të arrinin në një kasafortë bankare, rreth 300 metra larg vendit ku kanë nisur gërmimet.
Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve të Saf, Usar dhe “Carro Crolli”, prej disa orësh vijojnë për të rikuperuar personin e katërt të ngecur nën tokë.
Gërmimi nis nga dyshemeja e një hapësire tregtare dhe mbetet për t’u vlerësuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në fakt donin të shënonin një goditje në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë.