Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, pasi kanë zbuluar një laborator për përgatitjen e heroinës në San Severo. Policia ka sekuestruar 18 kilogramë lëndë narkotike.
Shqiptari u vu në ndjekje që në momentin kur parakaloi një patrullë me rroba civile me një shpejtësi të madhe, duke mos respektuar sinjalistikat rrugore dhe pa sinjalizime në kthesa.
Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.
Shoferi është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër, ku 40-vjeçari kishte fshehur 16500 euro dhe 6 kg heroinë.
Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, ku ka zbuluar edhe laboratorin e përgatitjes së lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.