Ditën e sotme, rreth orës 08:00, janë qëlluar me thikë disa persona në stacionin Gare se Lyon në Paris.
Policia ka bërë të ditur se nga ky sulm është plagosur rëndë një person, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
Për këtë akt, policia ka arrestuar autorin 32-vjeçar, i cili u ka paraqitur efektivëve patentën e tij italiane.
Ende nul dihen shkaqet e këtij akti, mirëpo sipas gazetës franceze Le Parisien, autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Deri më tani nuk është konstatuar asnjë lidhje me terrorizmin, ndërsa hetimet sapo kanë nisur.