Një video e pazakonshme është shpërndarë në rrjet, ku një çift është shfaqur duke festuar por në një mënyrë shumë të çuditshme. Çifti nga SHBA-ja, Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr i vunë vetes zjarrin qëllimisht pasi sipas tyre dëshiruan që me këtë veprim dasma e tyre të mbahej mend më gjatë.
Zjarri filloi nga buqeta e luleve dhe më pas u përhap në kurrizin e të dyve. Pas një parakalimi të shkurtër, ata u ulën ndërsa persona të tjerë fikën zjarrin pas shpinës së tyre.